Druri dekorativ i “Ileks Augustifolia” mbillet për herë të parë në qytetin e Durrësit dhe arrin në një lartësi deri në 15 metra.
I gjelbër 12 muaj të vitit, ky dru dekorativ njihet për lulet e tij të bukura dhe frutat e kuqe, të cilat krijojnë mjaft hijeshi, përsa i përket gjelbërimit të tyre.
Specialisti i Ndërmarrjes së Gjelbërimit në Durrës, Syrja Gjergji, deklaroi se bashkia për herë të parë po përdor këtë dru dekorativ.
“Prej muajit qershor deri në muajin maj të vitit të ardhshëm, lulet dhe farat e saj janë prezente, e përveç kësaj, bima e “ashias” pranon edhe edukim. Pema rritet deri në 12 metra maksimumi, por varet si do të edukohet në vijim. Frutat e çelura i mban deri në qershor ”, thotë specialisti i Gjelbërimit .
K.H.





