Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në afërsi të mbikalimit të Gërdecit në aksin rrugor Durrës – Tiranë.
Sipas policisë, është qëlluar në drejtim të një firme private të prodhimit të inerteve të ndërtimit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.04.2016, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri, në afërsi të mbikalimit të Gërdecit në aksin rrugor Durrës – Tiranë.
Menjëherë në drejtim të adresës së dhënë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është qëlluar në drejtim të një firme private të prodhimit të inerteve të ndërtimit.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja model 56. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.





