Facebook vazhdimisht po eksperimenton me platformën e tij – siç mund ta keni vënë re kohët e fundit ka shtuar fotot 24 orëshe në stilin e Snapchat në krye të aplikacionit.
Dhe shtesa më e fundit në aplikacion është një ikonë e vogël në formën e një rakete, e cila është shtuar pranë butonit të miqve dhe njoftimeve.

Klikoni në të dhe ajo ju dërgon në një ‘faqe tjetër të të rejave’, duke ju dhënë kështu edhe më shumë përmbajtje për të shfletuar.
Për momentin, vetëm pak njerëzve duket se iu është shfaqur kjo ikonë, pasi Facebook e ka lëshuar atë vetëm për disa përdorues të iOS dhe Android.
Faqja e dytë e të rejave shfaqë fotografi, artikuj dhe postime të tjera nga burime që nuk i ndiqni.
Kjo veçori e ri do t’i ndajë njerëzit nga përmbajtjet e ueb-faqeve. Por për momentin, kjo veçori e re është duke shkaktuar habi tek përdoruesit.





