Leonard Bombaj ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit në media për aktivitetin Cup Song Albania, që i dha Shqipërisë rekordin Guinness, por ende pa e shijuar suksesin e këtij eventi ndërkombëtar, i është rikthyer edhe një herë historia e 7 vjetëve më parë, pas akuzave të Ajsi Xhaxhajt. Aktorja doli në skenë pak ditë më parë në “Pasdite në Top Channel”, duke rikthyer në vëmendjen publike përballjen me regjisorin e njohur të Sirea Film, të cilin e akuzoi për abuzim seksual.
Vetëm një natë pas shpjegimeve dhe deklaratave të Bombajt në “Oktapod”, se ka shumë prova që e vërtetojnë Xhaxhajn të implikuar në vepra kriminale, Ajsi ka shkruar sot një status në FB, duke hedhur poshtë ato që janë thënë mbrëmë nga regjisori.
Me një status të shkurtër në profilin e saj, Ajsi u kundërpërgjigjet akuzave të regjisorit një natë më parë: “Për sa kohë që historia do të shkruhet nga gjuetarët, luanët nuk do të nderohen kurrë!”
Dhe pak minuta më vonë, Ajsi ka postuar edhe një status tjetër:
Po nuk mi ndal dot rrezet e diellit ti, sado re te zeza te vendosesh! Une serisht do e shijoj ngrohtesine edhe pse shi do te derdhesh! Po sikur edhe vetetima te leshosh, une serisht do i pres duke pritur se sa te "forta" do te jene! Sado stuhi te leshosh,dielli serisht do te dale e ti mbetesh koha e keqe,ndersa une dita e mire! Te pakten kur dale para pasqyres e di se kush jam me te mira dhe te keqija, ndersa ti ke nisur te besosh genjeshtrat e rrenjosura nder vite! Por sado fjale te bastarduara te thuash, asgje nuk e justifikon cfare eshte bere ndaj meje, sado helm te hedhesh asgje nuk te ben ty me te mire, sado vrer te nxjerresh asgje nuk me ben mua te bie ne ate nivel ku ti je tashme! 🙂 Asgje sdo me beje te reagoj, asgje sdo me bej te pastroj veten time sepse per mua ka rendesi te me besojne ata qe kam prane. Une nuk kam veshur asnje rrobe viktime, une kam veshur rroben e fitimtares! Kam veshur veshjen e nje kalorsi te dale nga nje lufte e gjate qe tashme sikur dhe bota te permbyset asgje nuk e tremb! Une nuk luftoj ne emer te vajzave te abuzuara te cilat kurre nuk folen nga frika se do te perballeshin me opinionin qe po perballem une sot! Une nuk luftoj per ti vendosur emrin vetes ViKTIME 🙂 e ke kuptuar gabim! Ajo cka une deklarova pak dite me pare tregoi se une ia kisha dale mbane me cfaredo qe mu be, dhe me cfaredo qe u tha. Ajo nuk quhet fillim lufte 🙂 Vertet mendon se do te shfaqesha me aq pak municione (ne kete rast fjalet dhe provat),nese do te deshiroja lufte? Po jetoj e qete jeten qe kam deshiruar te jetoj gjithnje,ndaj TI bashke me ATA qe jane njesoj si TI jetoni jeten tuaj sebashku me te vertetat e errta qe ju kaplojne ne mesnate fill pasi nis erresira dhe thjesht me lini ne QETESI pa me NGACMUAR me tej…. /Class/