Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit për vendin tonë këtë të hënë.

Sipas “MeteoAlb”, herë pas here do të gjenerojnë shira të dobëta dhe lokale. Më të theksuara vranësirat dhe shirat do të paraqiten në zonat jugore dhe juglindore të vendit.

Në qytetin e Durrësit dhe Tiranës, mëngjesi është përfshirë nga reshje të dobëta shirash.

Pjesa e dytë e ditës duke përfshirë edhe natën do të dominohet nga vranësira dhe shira të dobëta në qendër dhe jug të vendit duke lënë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta zonat malore veriore.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të tyre.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.