Kjo fotografi e publikuar në Instagram zbulon ‘sekretin’ që po na fshihte gazetarja Ilva Tare: ajo është në pritje të fëmijës së dytë!
Fotografia e postuar në profilin e saj shoqërohet me tre zemra, por në fotografi janë shfaqur vetëm Ilva dhe vajza e vogël Melody. Gjë që jep një mesazh simbolik për të gjithë ne. Zemra e tretë nuk i dedikohet babit, por fëmijës tjetër që Ilva do të sjellë në jetë.
Miqtë e saj të afërt kanë thënë për ‘TiranaPost’ se muajt e parë të shtatzënisë kanë kaluar pa probleme. Një lajm i tillë na bën të kuptojmë dhe arsyen pas veshjeve të gjera të kohëve të fundit të gazetares. Mesa duket nuk bëhet fjalë për një rritje në peshë, por për mrekulli të vogël që shumë shpejt do vijë në jetë! /Anabel/