Qytetarët e Serbisë sot zgjedhin presidentin e tyre të ri.

Kutitë e votimit do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 20:00 dhe qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre.

Në listat zgjedhore në këtë shtet janë 6.724.949 votues, të cilët kanë mundësi të votojnë në 8.396 qendra votimi.

Shteti serb ka hapur qendra votimi edhe jashtë Serbisë për 11.590 votues me shtetësi serbe.

Në Kosovë, Serbia ka hapur 90 qendra votimi dhe të drejtë vote kanë 105.929 votues.

Në këtë garë marrin pjesë 11 kandidatë, ku më favoritë janë kryeministri aktual Aleksandër Vuçiç, ultranacionalisti Vojslav Sheshel dhe Vuk Jeremiç.