Plagoset rëndë një person nga Shijaku pas një konflikti për motive të dobëta që pati me një të moshuar.

Ka qenë 74-vjeçari Ahmet Norja, personi që ka plagosur me sëpatë shtetasin A.Ç. 52 vjeç, të dy banues në Likesh të Shijakut.

Policia informon se ngjarja është regjistruar dje gjatë pasdites, rreth orës 19:30 në fshatin e dy protagonistëve të ngjarjes. Ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin, e më pas i moshuari ka rrëmbyer një sëpatë e ka qëlluar 52-vjeçarin.

Aktualisht, raportohet se i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa autori u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Uniformat blu kanë sekustruar në cilësinë e provës materiale sëpatën.