Biznesi prej vitesh në një zonë shumë të populluar në Tiranë, postimet në rrjetet sociale me markat e njohura në botë apo edhe udhëtimet në vende të ndryshme mjaftojnë për të krijuar një profil të pasuri në sytë e publikut. Edhe Jonida Maliqi është përfshirë në “listën” e personazheve më të pasur të showbiz-it shqiptar. Por e vërteta nuk është gjithmonë ajo që duket.
E ftuar në “Thumb” këtë të shtunë, këngëtarja e njohur, e cila vetëm pak ditë më parë ka festuar 34-vjetorin e lindjes, ka folur ndër të tjera edhe për pasurinë. A është Jonida Maliqi ndër këngëtaret më të pasura shqiptare? Përgjigjen për këtë pyetje, Jonida e ka gati: “Ekonominë e tjetrit, ne e kemi shumë thjeshtë për ta bërë. E vërteta është se fasada të gënjen shumë. Unë kam një biznes që më ka ndihmuar shumë ekonomikisht. Unë vishem me marka, por vishem edhe me gjëra të lira që nuk kushtojnë shumë“, – thotë këngëtarja referuar komenteve të shumta që janë bërë për pasurinë e saj.
Përveҫ biznesit, Jonida ka rrëfyer për “Thumb” edhe projektet e reja artistike që mendon të publikojë së shpejti.