E ftuar në ‘Xing me Ermalin’ këngëtarja Manjola Nallbani ka treguar një episod komik gjatë një udhëtimi me të bijën në Vjenë, e pyetur se sa protektive është ndaj vajzave të saj.

“Ishim duke shëtitur në një nga sheshet e Vjenës, por ishte pak errësirë. Vura re që një burrë po ecte pas nesh prej disa minutash dhe ndaloi njëkohësisht sapo ndaluam edhe ne. Dëgjova të thoshte ‘zenk’, ‘zenks’,e disa fjalë të tjera dhe e ngatërrova me ‘seks’. Ju ktheva e i thashë ‘të shqyej’ duke e shoqëruar me një mimikë të frikshme” -tregon këngëtarja.

“O ma çfarë pate?”- më tha Megi, vajza.

“Por po thoshte seks, nuk mund ta toleroja,”

“O ma por ishte duke thënë që në katin e 7-të bëhen foto më të mira se duket e gjithë Vjena”, tregoi këngëtarja e sqaruar nga e bija, e cila di shumë mirë gjermanisht.