Që postimet e Tunës kthehen në lajm gjithmonë dhe aq më shumë tani që është në pritje të fëmijës, e kemi parë. Ndoshta kjo e ka bezdisur këngëtaren e cila ka vendosur të vërë në lojë portalet.
Me të hyrë 1 prilli, ajo shkruajti në faqen e saj FB, emrin Abel, që u mor si zbulim i emrit të djalit të këngëtares. Mirëpo mesa duket ka qenë një shaka.
“Kam mundur të jem portal e të postoj këso statuse çdo ditë e jo vetëm për 1 Prill!”,- thotë Tuna. Kjo është e vërtetë.
Me sa duket, ato që shkruan, të paktën këto kohë, në faqet e saj, do të thotë që nuk u dashkan marrë seriozisht.
Sa për sot, në gënjeshtrën e 1 prillit, kanë rënë dhe shumë miq e të njohur të Tunës dhe Patrisit që e kanë marrë madje sikur ai status lajmëronte lindjen e djalit, përfshirë dhe emra të njohur të muzikës, si Teuta Kurti.
Por 1 prill është, ndoshta dhe ky statusi i dytë, është një shaka tjetër nga Tuna, shkruan revista "Class". Mos do ishte më mirë ta linim të qetë, pa shkruar asgjë për këngëtaren e bukur në pritje të ëmbël? Nuk e dimë sa do i pëlqente, megjithatë. Kjo lojë me portalet, të cilat nuk janë të humbura gjithsesi, duket sikur po e argëton…
Gjithsesi, Abel ishte emër i bukur.