Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Berati u ka kërkuar demokratëve që t’i besojnë atij sërish drejtimin e partisë dhe për 4 vitet e ardhshme. Në një takim me demokratët e këtij qarku, Basha tha se PD është e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimin dhe kërkoi që projekti i nisur prej tij të vijojë. 

Basha u ndal dhe tek zgjedhjet e 25 Prillit, duke thënë se zgjedhjet “nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë”. Më tej ai tha se PD nga zgjedhjet e fundit doli më e fortë dhe më e bashkuar se më parë.

Gjithashtu shtoi se vetëm sëbashku mund ta çojnë misionin për ndryshim deri në fund.

Unë e di që ju e doni Partinë Demokratike të jetë e bashkuar dhe e fortë dhe ju garantoj që ky është dhe prioriteti im i parë dhe kryesor që nga kjo garë, nga ky proces i brendshëm të dalim të bashkuar dhe të fortë.

Partia Demokratike është më e madhe se gjithsecili prej nesh, duke filluar nga kryetari e deri tek anëtari më i thjeshtë dhe është edhe më e madhe se arritjet apo gabimet e gjithsecilit prej nesh, por vetëm bashkë me të gjitha arritjet dhe gabimet tona e di se mund dhe do t’ia dalim në krye për ta çuar deri në fund misionin me të cilën e kemi nisur betejën për ndryshim“, u shpreh Basha.