Viti i shkuar ka qenë një ndër më të rëndësishmit për Albi Nakon dhe Klaudia Pepën. Dy balerinët e famshëm i kemi parë të shijojnë mjaft suksese profesionale e pasion të zjarrtë në privatësi. Megjithatë, këtë vit gjërat duket se nuk shkojnë edhe aq mirë për ta.
Burime të “Bluetooth” kanë treguar se çifti është në prag të ndarjes. Ndonëse nuk bëhen të ditura arsyet, njerëz pranë çiftit tregojnë se ata janë në një krizë të plotë të martesës së tyre dhe me gjasa nuk do të arrijnë ta superojnë. “Kjo ndoshta edhe për shkak të distancës dhe ndryshimeve që ka pësuar jeta e Klaudias”, thonë miqtë e çiftit.
E në fakt, të njëjtat burime shprehen se kriza mes tyre ka nisur prej disa muajsh tashmë, apo më mirë të themi në fund të vitit që shkoi. Me një vëzhgim të shpejtë në rrjetet sociale, vihet re që fotoja e fundit e përbashkët e çiftit i takon nëntorit të shkuar. Klaudia është fokusuar kryesisht tek shkolla e saj në Itali dhe natyrisht, suksesi si balerinë në shtetin fqinj. Ndërsa Albi vazhdon të jetë i impenjuar me spektaklet e “TV Klan”.
Ndonëse vitin që shkoi koreografi i famshëm udhëtonte shpesh në Itali për t’i dhënë suport të dashurës së tij, diçka e tillë duket e pamundur për t’u bërë përjetësisht, e sipas burimeve, kjo është edhe arsyeja e vështirësive të tyre në raport. /Gazeta Shqiptare