Pas deklaratës së fortë të Leonard Bombajt, një natë më parë, sipas të cilës Ajsi Xhaxhajn e ka përjashtuar nga Sirea Film, pasi u zbulua se ajo trafikohej dhe kishte video porno në Youtube, ka reaguar aktorja.

Që nga koha e plasjes së skandalit të përdhunimit, Bombaj ka deklaruar se kjo histori është një farsë.

Në reagimin e saj, përmes një statusi në Facebook, Ajsi ka zgjedhur t’i përgjigjet Bombajt me një shprehje.

“Për sa kohë historia do te shkruhet nga gjuetarët, luanët nuk do të nderohen kurrë! Kujt i intereson…”, shkruan ajo.

Skandali i shpërthyer vite më parë, kur Ajsi pretendonte se ishte përdhunuar nga Bombaj për 5 vite me rradhë, u rikthye edhe njëherë në vëmendjen e publikut, pasi dy personazhet kryesore të kësaj historie u prononcuan për të në emisione televizive.