(foto ilustruese)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm qyteti i Pogradecit është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm eksplozivi që i ishte vendosur një mjeti.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 03:45 minuta në lagjen nr. 2 të këtij qyteti ndërsa në erë është hedhur një automjetit veturë tip “Citroen” me targa PG 6433 B, në pronësi të shtetasit P.N, rreth 32 vjeç.

Sipas të dhënave fillastare të policisë, rezulton se mjeti ka qënë i parkuar dhe dyshohet se është djegur si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasese.

Mësohet se shpërthimi ka qënë aq i fuqishëm sa ka thyer edhe xhamat e disa pallateve në afërsi. Sakaq, mësohet se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.