19 vite pas lidhjes në martesë të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Dritare.net ka risjellë në vëmendje ceremoninë martesore të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës. Më 29 tetor 1998, zv/kryeministri i atëhershëm Ilir Meta dhe anëtarja e FRESH-it, Monika Kryemadhi u shpallën zyrtarisht burrë e grua, mirëpo ceremonia nuk vajti ekzaktësisht vaj.
Siç shkruante asokohe revista “Klan”, ‘po-ja e Ilir Metës u pre në gjysmë nga zilja e celularit që Meta, pasi e pa ekranin, e mbylli pa kthyer asnjë përgjigje ndërsa dëshmitari i tyre, Erion Braçe, tha: “Mos po të telefononte dikush që do ta kundërshtonte martesën tënde.” Ndërsa dëshmitari tjetër, ambasadori zviceran në Tiranë, këshilloi që Iliri ta linte mënjanë punën, së paku për ato moment.
Dhe sikur të mos mjaftonte ndërprerja e parë, edhe po-ja e Kryemadhit u ndërpre nga të shtënat e topave të Ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, i cili ndoshta jo fare rastësisht kishte planifikuar pikërisht për atë ditë një stërvitje me artilerinë e rëndë. Meta dhe Kryemadhi deri më atëherë kishin një lidhje 5-vjeçare pas krahëve dhe prej 4 muajsh, ishin bërë për herë të parë prindër të vajzës së parë të quajtur Bora.