Leonard Koka është shoqëruar sot në Policinë e Durrësit me akuzën për ‘kundërshtim të punonjësit të policisë’. Ai është mbajtur rreth 3 orë dhe më pas ka lënë Komisariatin.
Në një regjistrim audio, të regjistruar nga vetë Koka në komisariatin e policisë së Durrësit, dëgjohet debati që ai bën me policët, ndërsa u kërkon arsyen e shoqërimit.
Audio e regjistruar nga vetë Leonard Koka është publikuar nga Balkanweb.





