Kryeministri Edi Rama  ka zhvilluar këtë të martë një takim me rektorët e universiteteve publike, sipas tij me synimin ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër.

Në një postim në rrjete sociale, Rama shkuan se do të punojë ngushtësisht me rektorët që në mandatin e tretë të qeverisjes së tij, të jetë drejt hapjes së dyrëve për Univeristetet Europiane.

“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.  Do të punojmë ngushtësisht me ta që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri.”