E fejuara e futbollistit shqiptar që luan për përfaqësuesen e Zvicrës si dhe me ekipin e Arsenalit ka festuar ditëlindjen. E në një ditë të shënuar si kjo nuk mund të mungonte një mesazh i ëmbël nga dashuria e jetës, Granit Xhaka .
Ai i ka dedikuar Leonita Lekajt një status në Facebook të mbushur me fjalë të ëmbla. Më pikantja është fjalia ku Xhaka e konsideron veten si “hajdutin” e ëngjëllit të familjes Lekaj.
Lexoni më poshtë shkrimin e plotë të futbollistit:
Për vajzën e cila më ndihmoj ta kuptoj definicionin e jetës, që më dha gjithçka që më mungonte, që më qëndroj pranë në çdo moment, fjalët janë të pakta.
Ditëlindja jote zemër është një ditë shumë speciale jo vetëm për ty, por është shumë e rëndesishme për ne të dy. Për prindërit e tu unë mund të jem hajduti i ëngjëllit të tyre, por për mua nuk kishte si të ishte ndyshe. Për ty ja ka vlejt që të quhem i tillë!
Të dua shumë bukuroshja ime, zemra ime dhe ishalla o Zot përjetë bashkë.
Gëzuar ditëlindjen shpirt edhe u bëfsh 100 vjeç. Të Uroj me shpirt çdo të mirë në këtë botë. Të premtoj që gjithonë do jem pranë teje, si në të mirë, ashtu edhe në të keq.
Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im!
Te duaaaaaaaa pafund Bebbillino jem.