Të gjithë e dimë se janë të shumta vendet në Shqipëri që tregtojnë pa i përmbushur kushtet higjieno-sanitare, por deri diku edhe mund ta pranojmë të marrim një domate me baltë e pluhur, pasi është një produkt që mund të lahet, të pastrohet nga papastërtitë dhe tërësisht i konsumueshëm.

Por si i bëhet hallit kur shkon për të blerë një ushqim të shpejtë në fast food dhe të nesërmen kupton se “të ka zënë kanceri”? Një djalë i ri në moshë është ndalur për të blerë diçka pasi është kthyer në Shqipëri nga porti i Durrësit. Ai ka vënë re mënyrën se si tregtohej dhe transportohej mishi për në fast-food-in ku kishte në plan të blinte ushqimin e shpejtë.

“Po na marrin në qafë! Sot u ktheva në Shqipëri dhe shkova të haja diçka në një piceri fast-food. Para se të futesha shoh që nga makina po nxirrnin mishin. Mirë që mishi ishte i pa paketuar, por e kishin hedhur në bagazh. Bagazhi ishte në mënyrë ekstreme i mbuluar nga zhuli i madh. Ju lutem ndalojeni këtë gjë! Pastaj na bën habi pse vdiq nga kanceri filani, pse na u shfaq kjo sëmundje, pse kemi këtë problem. Ky fast food ndodhet te valuta në Durrës. S’dua t’i prish punë askujt, por thjesht po tregoj të vërtetën”, shkruan djali. /JOQ/