Anëtari i grupit “Për PD”-në, ish-presidenti Buraj Nishani në nisje të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka folur dhe për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nishani tha se shpallja “non grata” e Berishës nuk mund të cënojë kurrë marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA-në.

“Do ta ndaja përgjigjen time në tre faza. E para ka të bëjë me faktin që zoti Berisha i ka dhënë drejtimin diskursit të kësaj çështje. E dyta ka të bëjë me faktin se unë kam një histori personale dhe bashkëpunimi me zotin Berisha. Unë mund të deklaroj dhe dëshmoj para çdo kujt se kam parë një model transparence. Kjo çështje dhe asnjë çështje tjetër si kjo nuk duhet të cenojë kurrë marrëdhëniet e Shqipërisë dhe të SHBA”, tha Nishani.