Agron Gjana, prokuror i rrethit Durrës, ka folur për herë të parë për situatën e narkotrafikut në qytetin bregdetar. Pjesëmarrës, së bashku me shefat e policisë së tre komisariateve të qarkut Durrës, në fushatën e nisur kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotikëve Gjana tha se Porti i Durrësit dhe Gjiri i Durrësit janë mjaft problematikë në trafikimin e drogës, pas informacioneve që ka dërguar në prokurori Guardia di Finanza.
Prokurori i rrethit Durrës, i cili shumë pak herë është parë në dalje publike për mediat tha se: “Prokuroria dhe policia i kanë të gjitha të dhënat e zonave, që mbjellin apo trafikojnë lëndë narkotike në Durrës dhe në Krujë”.
Gjana nënvizoi se fenomeni i mbjelljes së kanabisit ka gjetur territor të gjerë në qarkun e Durrësit, por nga ana tjetër është forcuar puna e organeve ligjzbatuese për të ndëshkuar këtë fenomen.
Ndjekim deklaratën:
K.H.





