“Mos mbillni hashash!” është kjo porosia që u jep kreu i Policisë së Durrësit të gjithë banorëve të zonave veriore të Ishmit dhe të Krujës për vitin 2017! "Durrësi ka si synim të dalë nga harta e zezë ku janë të përfshira zonat rurale ose mbjellje të kanabis sativës",- deklaroi kreu i policisë Perlat Cullaj.
Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Perlat Cullaj, deklaroi gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të Planit Kombëtar kundër kultivimit të kanabisit se strukturat që ai drejton nuk do të lejojnë të mbillet asnjë bimë në qarkun e Durrësit. Teksa pranoi se problem për kultivimin e kanabisit mbeten Kruja dhe zona e Ishmit, kryekomisari i Durrësit tha se me këtë plan masash do të kontrollohet me rigorozitet i gjithë territori dhe çdo serë ky dyshohet se mund të kultivohet kanabis.
“Nisur nga përvoja e viteve të shkuara kapacitet e policisë nuk mund ta kryejnë dot të vetëm këtë punë. Të gjithë institucionet shtetërore duhet të bashkëpunojnë e të marrin detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, duke filluar nga inspektoriati i mjedisit, drejtoria e pyjeve, agjencitë ligjzbatuese, shoqëria civile e deri tek prokurina e rrethit Durrës e Krujë. Objektivi është minimizimi i kultivimit dhe heqja e Durrësit nga harta e zonave të kultivimit të bimëve narkotike”.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike Altin Qato, kërcënoi me saksione nëse aktorët e përfshirë në këtë nismë nuk do kryejnë detyrën e tyre.
Në takimin e zhvilluar në kuadër të Planit Kombëtar kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe Planit të Veprimit të Policisë së Shtetit "Për parandalimin dhe goditjen e e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike", morën pjesë kryetarët e Bashkive, Drejtues të Njësive Administrative në juridiksionin e Qarkut .
Ndjekim deklaratat:
K.H.





