Vijojnë problemet e koshave të plehrave në Durrës. Megjithëse në një qytet të rëndësishëm e turistik si Durrësi, inevstohet kaq shumë, madje me miliona dollarë, siç është edhe projekti i fundit aq shumë i diskutuar “Veliera”, paratë për zëvendësimin e koshave të plehrave që qelbin një lagje të tërë, mungojnë.

Në redaksinë e “DurrësLajm”, një banor i zonës së lagjes 18 pranë stadiumit, ngre shqetësimin e tij dhe të gjithë lagjes, se prej vitesh qelben nga era e rëndë e koshave që kanë pranë pallateve.

Ata thonë se në rrugën “Kristo Sotiri”, këto kosha që shihen në foto, kanë 12 vjet që nuk ndërrohen.

Vijnë erë më të rëndë kur janë bosh, se sa kur janë plot”, thotë banori i zonës për “DurrësLajm”.

Ata zënë hundët me dorë kur kalojnë aty pranë dhe rrinë e presin me shpresë se një ditë, do të shohin punonjësit e bashkisë me kosha të rinj duke bërë zëvendësimin e këtyre të rrënuarve.