Facebook Messenger do ndalojë së punuari këtë javë!

Aplikacioni popullor i Facebook, Messenger do të ndalojë së punuar këtë javë në telefonat inteligjent me sistem Windows.

Platforma e dërgimit të mesazheve nuk do të punojë më në çdo telefon që Microsoft që përdor sistemin Windows 8.1 dhe të gjithë sistemet e mëparshme. Ky vendim është llogaritur që do të prekë rreth 76% të përdoruesve të telefonave Windows.

Pas Whatsapp dhe Skype, edhe Facebook Messenger pritet t'i japë goditjen finale telefonave Windows të cilët nuk po konkurronin dot me Apple dhe Android vitet e fundit.

Më poshtë, lista e disa nga telefonat më të njohur që do preken nga ky ndryshim./opinion.al