Specialisti i një shoqërie investigimi privat, Ndue Pjetra, ka treguar mbrëmë në emisionin “Opinion”, se përgjimi për familjen dhe konkretisht për gruan është i lejuar ligjërisht. “Instituti i detektivit privat kryen shërbime brenda familjes, brenda fisit. Burrin dhe gruan është e ligjshme t’i përgjosh”, është shprehur Pjetra.
Duke iu përgjigjur pyetjes së Blendi Fevziu nëse gruaja e tij do t’i thoshte që të përgjonte atë, specialisti i detektivit privat i është shprehur kështu:
Fevziu: Nëse gruaja ime ju thotë që do të më përgjojë mua, lejohet kjo me ligj?
Pjeta: Gruaja jote nuk të përgjon ty, gruaja jote përgjon veten e vet, e ti bie viktimë e përgjimit të gruas tënde.





