Zbulohen detaje të reja mbi trupin e pajetë që u gjet paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se kufoma e gjetur gjatë ditës së sotme nga Patrulla e Kufirit në Bisht Pallë i përket një shtetasi të huaj, ndërsa trupi është dërguar në Tiranë për ekspertizën mjeko-ligjore.
Kufoma është 1.75 cm i gjatë dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë të zezë, xhup ngjyrë blu të errët, atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbulimin e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë burime nga morgu i spitalit të Durrësit bëjnë të ditur se kufoma e gjetur të shtunën në plazhin e Gjeneralit, ende nuk është identifikuar edhe pse ndodhet prej 3 ditësh në morg.





