Amarda Toska, e ftuar në “Thumb”, ka treguar ndër të tjera edhe edhe për marrëdhënien e saj me Ermal Mamaqin dhe për rastet kur ai bëhet xheloz në situata të ndryshme për të: “Për 8 mars më kanë ngacmuar për të fundit herë…” – thotë ajo duke qeshur, ndërsa e pyesin nëse i ndodh që ta ngacmojnë në festa apo evente të ndryshme ku merr pjesë.

E për reagimin e Ermalit në këto situata, Ami thotë “xheloz është, shumë…” Pavarësisht se tani marrëdhënia është konsoliduar dhe ai është disi më i qetë, në fillimet e tyre, tregon ajo, ishte xheloz edhe për gjëra të kota: “Kjo është koha që është disi më i qetë dhe konsolidimi ka bërë të vetën, por ka qenë shumë në fillim dhe për gjëra të kota. Unë me atë qetësinë time e çmendja sepse jam menefregiste… “ – thotë ajo.

Nga ana tjetër, kur e ngacmonin Ermalin, edhe ajo bëhej xheloze, por kishte një natyrë tjetër: “Nuk është se nuk e jepja veten, por nuk e kam atë mizën nga brenda që të më ngacmojë apo të më lërë pa gjumë e të ndikojë negativisht…” /Class/