Pirja e ujit gjatë ngrënies mund të ngadalësojë procesin e tretjes. Është më mirë të pini ujë përpara se të hani sepse përpos se mbrohen muret e stomakut, ndihmon që të ndiheni më të plotë dhe do të ndalojë mbingopjen ose mbingrënien. Kështu që natyrshëm lind pyetja, a është mirë të pini ujë ndërsa jeni duke ngrënë?
Çdo njeri i di përfitimet që sjell konsumimi i ujit të tilla si eliminimi i toksinave, hidratimi i organeve, transportimi i mineraleve tek qelizat dhe ndihmesa në të gjitha proceset metabolike. Kjo është arsyeja pse rekomandohet të pini dy deri në dy litra e gjysmë ujë në ditë.
Së pari, uji nuk ka kalori. Në qoftë se pini ujë para dreke apo darke stomaku do të mbushet dhe ju do të hani më pak, por nuk do të thotë se ju mund të bini në peshë për shkak të kësaj. Në një studim të bërë nga “Shoqëria Kimike Amerikane” në Boston thuhet se njerëzit që pinë 2 gota ujë para se të hanë konsumojnë rreth 75-90% më pak kalori. Kjo për shkak se uji “mbyt” urinë, apo edhe për faktin se nganjëherë mendoni se jeni të uritur kur thjesht jeni të etur. Një tjetër studim tregon se nëse konsumoni ujë gjatë ngrënies do të shkaktojë mbajtjen e lëngjeve. Ekspertët thonë se kjo gjë është e rreme sepse ndodh krejtësisht e kundërta. Pirja e ujit nxit funksionimin e veshkave dhe ndihmon në ekuilibrimin e nivelit të ujit në trup, pa marrë parasysh kohën që pihet.
Në rastin e disa dietave, të cilat ndalojnë ujin e pijshëm ndërkohë që hani karbohidrate ndodh sepse kjo e bën procesin e tretjes më të vështirë. Kjo metodë përdoret në rastet kur jeni duke konsumuar patate, bukë, oriz të bardhë dhe patate. Këto ushqime dhe konsumimi i ujit në të njëjtën kohë e bëjnë stomakun të duket më i fryrë.
Rekomandohet të pihet ujë pas ushqimit, në mënyrë që të mbrohen muret e stomakut. Rekomandohet gjithashtu që ky ujë të jetë në temperaturën e ambientit dhe jo ujë frigoriferi apo me akull.