Monika Kryemadhi ka folur ditën e sotme për raportin e saj me bashkëshortin, Ilir Metën, sa i takon qëndrimeve të të dyve në politikë. E pyetur nëse ajo e shik të shoqin si kryeministër të Shqipërisë, Monika ka thënë se LSI-ja i ka të gjitha shanset që lideri i saj të jetë një ditë në krye të qeverisë.
“Për mua nëse LSI do Metën kryeministër, Metën ose një tjetër, të dalin forcë e parë. Për të qenë forcë e parë, LSI-ja i ka shanset, siç i ka PS apo PD. E gjitha bazohet në punën e strukturave të partisë, në përgatitjen elektorale”, – tha Kryemadhi, teksa ishte e ftuar në News 24.
Sa i takon marrëdhënies së saj me bashkëshortin, Monika bëri me dije se mes atyre të dyve ka debate pa fund, për çështje pune.
“Nuk e shoh si bashkëshort në punë. Kemi debate pafund për punën me të. Ne mund të rrimë ditë pa folur për pozicionimet e mia. Siç ishte reforma për arsimin e lartë. Meta është i qetë si person, por kur është në tension thotë nuk kam kohë të merrem me ty”, – tregoi ndër të tjera deputetja e LSI-së.