Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet në Gjirokastër.
Në një postim në rrjetet sociale, juristi i PD, Marash Logu thotë se PD sot ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve.
Jurisi thotë se PD do të vijojë betejnë për zbardhjen e parregullsive në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
“Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi”,- shkruan Logu.





