Këtë të shtunë, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore veriore e verilindore, duke rrezikuar shira të dobëta dhe lokale.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira më të shpeshta zonat malore, sërish ekstremi verior do të rrezikohet nga shira të izoluara.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.





