Këngëtarja Elvana Gjata për një kohë të gjatë ka qëndruar larg skenës shqiptare.
Ajo ka synuar të kapë tregun botëror të muzikës. Kjo shkëputje e ka mbajtur atë larg miqve dhe vendit të saj. U tha gjithashtu se ajo ka shkëputur dhe marrëdhëniet me bashkëpunëtorin e saj më të afërm Flori Mumajesin.
Por me sa duket Elvana ka disa probleme emocionale. Ajo ka dërguar disa mesazhe të koduara për të shkuarën.
Këtë herë ajo ka postuar në Instagramin e saj: “Mos harro asgjë që kemi qënë në të shkuarën”. Se kujt i drejton këngëtarja këtë mesazh mbetet enigmë.