Pak ditë më parë Enca Haxhia publikoi pamje nga vila e saj luksoze, ndërsa sot ka qenë një tjetër këngëtar që ka ndarë me publikun pamjet e ambienteve të brendshme të shtëpisë së tij që kap vlerën e rreth 300 mijë eurove. Bëhet fjalë për Ermal Fejzullahun, i cili jeton në shtëpinë që bleu një vit më parë me bashkëshorten e tij Arianën me të cilën ka 3 fëmijë Artin, Bunën dhe Erën.

Nga fotot e publikuara shihet shtëpia luksoze të cilën Ermali mendohet se e ka blerë falë të ardhurave që fiton nga koncertet dhe këngët.