Prej mujash reperi i njohur Stresi ishte në arrati. Ai kishte publikuar herë pas here foto me armë e substanca narkotike, çka bëri që ndaj tij të lëshohej një urdhër-arresti.
E në fakt Arkimed Lushaj është i njohur për tipin e tij të lëvizshëm dhe për problemet me policinë.
Por çështja gjyqësore e hapur ndaj Stresit ka marrë fund, duke qenë se ai ka përrfituar nga ligji “Për dhënie aministie”. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtari i cili ka publikuar foto të vendimit në Instagram.
Sipas vendimit të Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Arkimed Lushaj ka përfituar nga ligji i 2016-ës “Për dhënie amnistie”, i cili hyri në fuqi më 14 janar të këtij viti.
Me vendimin e Gjykatës së Tiranës, i cili ka marrë formë të prerë më 7 tetor 2016, Stresi u dënua me burgim, por ndaj tij u aplikua dënimi alternativ.
Referuar vendimit të Prokurorisë së Tiranës të 16 marsit 2017, përfundon dënimi ndaj Arkimed Lushaj.
Mbetet të shohim a do të futet më në telashe reperi.