Ai është një nga personazhet më të dashur të ekranit dhe prej dekadash tashmë ka qenë prezent në publik. Megjithatë, edhe pse u bënë vite që është personazh, pakkush ka informacion për familjen e tij. Po flasim për Adi Krastën, moderatorin e njohur, që konsiderohet si një nga showman-ët më me ndikim në vendin tonë.

Drejtuesi i “E Diell” ka qenë gjithmonë diskret kur bëhet fjalë për familjen e tij dhe bashkëshorten, për të cilët nuk ka folur kurrë publikisht.

Megjithatë,“Xing.al” ka arritur të zbulojë se partnerja e Adi Krastës quhet Brikena dhe deri pak kohë më parë ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Kulturës. Të dhënat për të kanë qenë mjaft të limituara dhe ende nuk është arritur të zbulohet angazhimi i saj aktual, megjithatë, sipas informacioneve, Brikena Krasta është mbështetësja më e madhe e moderatorit në karrierë.