Selena Gomez mund të jetë mbretëresha e Instagramit, por këngëtarja ka pranuar edhe se ka një marrëdhënie shumë të çuditshme dashuri-urrejtje me aplikacionin. Një muaj më parë, ajo pranoi se postimet në Insta Story i bën vetë, por në pjesën më të madhe, fotot publikohen nga asistentja e saj. Madje, Selena nuk ka as fjalëkalimin e Instagramit të saj.
"Sapo bëhem personazhi më i ndjekur në Instagram, çmendem. U bë kaq konsumues për mua. Zgjohesha dhe flija me të."-ka treguar në një intervistë për "Vogue" e dashura e The Weeknd. "Ndihem shumë keq kur shoh Instagramin."
Kjo është dhe arsyeja pse 23-vjeçarja e fshin çdo javë aplikacionin nga telefoni. Sepse nuk ia del dot me komentet negative që vërshojnë në çdo foto të saj, duke i vënë në dukje të gjitha pasiguritë që ajo ka me veten, edhe nëse nuk qëndrojnë.