Tenton të vrasë veten një grua në Durrës.

Shtetasja me iniciale A.T., 34 vjeçe, ka pirë një grusht me medikamente mjekësore duke tentuar kështu për t’i dhënë fund jetës, por pas ndërhyrjes në kohë nga ana e familjarëve dhe mjekëve, ajo ka arritur të shpëtojë.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur në banesën e 34-vjeçares, për arsye që nuk dihen ende.

Aktualisht ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.