Lofata, do të jetë druri dekorativ që ka vendosur bashkia të zbukurojë rrugën e plazhit në Durrës krahas palmave të cilat janë mbjellë në vitet e fundit në këtë rrugë.

Krahas punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës së Plazhit, firma zbatuese e projektit ka nisur mbjelljen e pemëve që do të zbukurojnë rrugën në pjesën ku kthehet në shëtitore.

30 drurët e parë të Lofatës e cila çel në pranverë lule rozë e lejla, kanë nisur të mbillen në sektorin “Hekurudha” dhe “Iliria”.

Drurët dekorativë do të vendosen në atë sens rruge që mbyllet tërësisht për qarkullimin e makinave.

A do të bëjnë “konkurrencë” pakmat e plazhit me drurët e lofatave, kjo pritet të shihet vetëm pas pakditësh, kur edhe specialistët të flasin nëse palmat i kanë mbijetuar apo jo dimrit të këtij viti.

Në këtë zonë një sens i  rrugës mbyllet dhe kthehet për shëtitore për këmbësorët, dhe në vendin ku dikur parkoheshin makinat tani po mbillen pemë.

Rruga “Pavarësia” është rikonceptuar dhe finalizimi i këtij projekti pritet të sjellë ndryshime të mëdha që qarkullimin e makinave dhe të njerëzve.

K.H.