Qytetarët e Durrësit sot nuk do të furnizohen me ujë të pijshëm.

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton qytetarët se sot më datë 23.3.2017 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 08.00 deri në orën 16.00.

Shkak për këtë ndërprerje, është stakimi i energjisë elektrike në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe nga ana e OSHEE-së, për shkak të punimeve që do të kryejë kjo e fundit.

UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë.