Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka lënë në fuqi kerkesën e Prokurorisë Elbasan për deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Kila, i cili u akuzua për vepren penale “Pastrimi i produkteve te vepres penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit të Procedurës Penale.

Elton Kila u dënua me 5 vjet burgim, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe sekuestrim të disa pasurive në emer të tij dhe familjarëve.

Vepra për të cilën është dënuar Elton Kila cilësohet si krim ekonomik, gjithashtu Kila ka kryer nje dënim edhe në Itali, për trafikim lëndësh narkotike.