Një person është plagosur në një atentat me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure pranë Gjykatës së Elbasanit.

Burimet thanë se i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së rrethit pak minuta më parë. Autori i atentatit ka qëlluar me armë nga një automjet në ecje.

Teksa nuk dihet ende identiteti i autorit sepse ka ikur ne drejtim te paditur ndërsa i plagosuri mesohet se ka inicialet D.Kasneci.

Policia po heton për të zbardhur më tepër detaje të ngjarjes.