Ujesjellës Kanalizime Durrës ka zhvilluar një fushatë sensibilizimi me rastin e ditës botërore të ujit. Pjesëtarë të stafit të ujësjellësit kanë shpërndarë fletëpalosje me rastin e 22 marsit, ditë e cila në gjithë botën sjell në vëmendje problematikat e ujit dhe rendësinë që ai ka për kursimin e tij. Nëndrejtori i UKD-së, Kasem Bejko, është shprehur se aktualisht në zonën e plazhit është në përfundim investimi për ndërtimin e rrjetit sekondar dhe terciar të ujërave të zeza duke disiplinuar tërësisht ujërat e zeza ne zonen turistike.

Fushata sensibilizuese për problematikat e ujit këtë vit është mbështetur nga GIZ dhe shoqata e ujësjellësave të Shqipërisë. Tema e përzgjedhur këtë vit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara është uji i ndotur. Aktualisht në vendin tonë vetëm impianti i ujërave të ndotuar në Durrës funksionin prej 4 vitesh, duke bërë që rreth 90 përqind e ujërave të ndotura në Shqipëri të derdhen në lumenj dhe det pa u pastruar.

K.H.