Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake.

Gjatë ditëve të fundit, në qarkun e Durrësit janë dorëzuar 7 armë zjarri, 7 krehëra dhe 450 fishekë, konkretisht: në Komisariatin e Policisë Durrës, 4 armë zjarri; në Komisariatin e Policisë Shijak 1 armë zjarri; në Komisariatin e Policisë Krujë 2 armë zjarri.

Në videon e publikuar nga policia e Durrësit, qytetarët që i drejtohen komisariateve për të dorëzuar armët shpjegojnë edhe arsyet se pse vendosën ta ndërmarrin këtë hap.

Ndërkohë në rang vendi gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 86 armë zjarri, 69.245 fishekë, 52 krehëra, 101 granata, 68 ndezesa, 5 kallëpe dinamiti, 1 kuti lëndë tymuese si dhe 2 kaseta mitralozi.