Efektivët e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. Imeri, 32 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi në fjalë është vënë në pranga në lagjen nr.14, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë në mjetin e tij tip Volvo, në sediljen e parë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• një armë zjarri, pistoletë tip TT , e kalibrit 7.62 mm
• 1 kreher me 7 fishekë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazh iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një palë targa të Kosovës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".





