Është publikuar udhëzimi i miratuar nga Kryesia e Partisë Demokratike për zgjedhjet që do të mbahen për kreun e saj si edhe për procesin e votimit dhe të numërimit të votave.
Në udhëzimin e publikuar theksohet se kandidatët duhet të respektojnë vazhdimisht njëri-tjetrin gjatë procesit dhe duhet të zbatojnë standartet më të mira të sjelljes.
Kandidatët për kryetar të PD-së, duhet të shmangin veprimet, gjuhën dhe mesazhet që dëmtojnë integritetin dhe harmoninën e anëtarësisë .
Secili prej kandidatëve është i lirë të paraqesë programin e vet, gjithashtu do të ketë numërues dhe vëzhgues të tij gjatë procesit.
Gjatë 12 ditëve, secili kandidat do të ketë mundësinë të zhvillojë takime në të gjitha Degët.
Sipas udhëzimit të PD, degët e partisë janë përgjegjëse për organizimine takimeve të kanidatëve me anëtarësinë, ndërsa Kryesia e Degës është përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit.





