25 vjet burg dhe 10 vjet heqje të së drejtës për funksione publike, ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për  ish-deputetin Mark Frroku, i cili është akuzuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë.

Prokuroria ka kërkuar këtë dënim e bazuar në dëshmi anonime për veprat penale. Organi i akuzës ka kërkuar 17 vjet burg për “vrasje në bashkëpunim me paramendim” dhe “15 vjet burg për pastrim parash” si vepra penale të veçanta, ndërsa në përfundim në total ka kërkuar 25 vite. Mësohet se vetë Frroku nuk ka marrë pjesë në seancë, por ka qenë i përfaqësuar nga dy avokatët e tij

Ndërkohë një ditë më parë bashkëpunëtori i dyshuar i Mark Frrokut, për vrasjen e aleksandër Kurtit, Kristjan Marinaj, i cili akuzohej për bashkëpunim në vrasje me paramendim, është shpallur i pafajshëm nga gjykata, pavarësisht se më 21 shkurt për të ishte kërkuar nga prokuroria 16 vjet burg.