Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin e mjetit tip “Ford” që shkaktoi dje pasdite një aksident me pasojë plagosjen e dy të rinjve.
Pas shoqërimit në komisariat, policia njofton se ka vënë në pranga nën akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin E. Likaj 36 vjeç, banues në Durrës.
Aksidenti ndodhi dje rreth orës 15:45, në lagjen nr .4, në rrugën paralel me portin, ku automjeti tip “Ford” me targa AA 774 KK i drejtuar nga Likaj është përplasur me motoçiketën tip “Piagio” me drejtues shtetasin A.T. 21 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri i tij, shtetasi A.K. 21 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.





