Policia e Tiranës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë të lidhur me grabitjet me armë në rrugën e Rinasit.

Në kuadër të operacionit “Patrioti” u arrestuan Aleksandër Murataj, 41 vjeç dhe Dritan Sinani, 43 vjeç të dy banues në Tiranë.

Të arrestuarit akuzohen se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit. Deri tani numri i të arrestuarve për grabitjen e 9 shkurtit ka shkuar në tetë. 

Të arrestuarit e tjerë janë: 

1- Fatjon Xhyliu 
2- Ditjon Memlika 
3- Neim Avdyli 
4- Ernest Kupa
5- Admir Çerpja
6- Dash Kupa 

Këta persona janë në burg, ndërsa Admir Çerpija ka pranuar të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

Në supergrabitjen e 9 shkurtit u morën rreth 3.2 mln dollarë nga një bankë e nivelit të dytë. Policia ka gjetur dy tenexhere me presion ishin mbushur me kartëmonedha  Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe  Euro, dhe pasi ishin mbështjellë me qese plasmasi ishin groposur.

Paratë brenda në tenxhere ishin mbështjellë me letër alumini mesa duket për të ruajtur që ato të mos dëmtohen.

Policia dyshon se këto janë pjesë e valutës së vjedhur nga 8 thasët me valutë që iu grabitën makinave të blindurara më 9 shkurt 2017 rrugës drejt aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Ndërsa në Vorë u gjet një kasafortë me një sasi valute.