Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Konkretisht aksidenti është regjistruar në Vorë ku një automjet tip “Fiat Punto” i ka rënë nga pas një kamioni.

Për të bërë zhbllokimin e rrugës, mjeti “Fiat” është zhvendosur me litar nga një kamion.

Nga përplasja fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar ndërsa mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi këtë rast.